A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

Ditën e nesërme paradite Shoqata e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban do të zhvillojnë një mbledhje për të vendosur mbi mundësinë për të reduktuar flotën e autobusëve në qarkullim. Shoqata e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i janë drejtuar ditën e sotme me një tjetër letër, ministrave të Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, kërkojnë ndërhyrje urgjente për dhënie të kompensimit. Në mungesë të reagimit institucional, ku prej ministrive pas takimit të mbajtur më 1 Prill u premtua për një tjetër takim që ende nuk është zhvilluar, operatorët thonë se nuk do të mund të përballojnë vazhdimin e aktivitetit. Kërkesa kryesore e operatorëve mbetet dhënia e kompensimit, duke zbatuar skemën e ngjashme...