68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
Fund tragjik për një 68-vjeçar nga Durrësi, i arrestuar pak javë më parë për dhunë në familje.Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Hajri Robi ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, ku ishte i shtruar në reanimacion. Ai u arrestua më 12 mars, pasi ushtroi dhunë ndaj njërës prej motrave të tij, e cila kishte shkuar për t’i ndihmuar në shtëpinë ku 68-vjeçari jetonte me një tjetër motër të sëmurë. 12 vite më parë tentoi të vetëdigjej me benzinë në qendër të qytetit. Të njohurit e tij thonë se u kthye nga emigrimi në gjendje depresive dhe gjendja e tij u rëndua ndër vite. Në shtëpinë e familjes, këtë pasdite mbizotëron heshtja, ndërsa fqinjët tregojnë sfidat e...
Burimi:
javanews.al