Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta, fitorja e 20-të me nokaut për kampionin shqiptar
Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në Atlantic City, duke dhuruar një tjetër performancë mbresëlënëse për publikun shqiptar dhe artdashësit e boksit.Shpërthim i menjëhershëm në ring! Kristian Prenga sulmoi pa mëshirë që në raundin e parë, duke e vënë nën presion boksierin amerikanin Joe Jones me kombinime të forta dhe goditje precize. Ritëm i frikshëm, kontroll total dhe një goditje vendimtare që mbylli gjithçka në vetëm 2 minuta.Vetëm 2 minuta zgjati përballja një goditje e fortë, rrëzim dhe fundi i ndeshjes. KO i 20-të në karrierë për boksierin nga Mirdita, që po dëshmon se është një makineri nokautesh në ring.Me këtë triumf, Kristian Prenga e çon në 20 numrin e fitoreve me nokaut në karrierën e tij profesionale, një statistikë që konfirmon...
Burimi:
sarandanews.com