Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Krishtlindja në Fier bën bashkë të rinj e të moshuar: Një mënyrë për të qenë bashkë
Krishtlindjet janë kremtuar në kishat e Fierit ku përqendrimi më i madh i besimtarëve ishte në kishën e Shën Gjergjit në Fier. Mesha përkatëse për lindjen e Jezu Krishtit nisi rreth orës 10:00 por besimtarët u mblidhen në kishë që në orët e para të paradites së 25 dhjetorit. Përveç besimtarëve praktikantë të fesë ortodokse në këtë Krishtlindje kisha e Shën Gjergjit u frekuentua edhe nga shumë të rinj. Kjo sipas tyre është një festë që i bashkon njerëzit Komuniteti ortodoks në Fier është më i madhi. Bashkëjetesa me komunitetin mysliman është e dukshme edhe në urimet e festave. Mesha e Krishtlindjes në kishën e Shën Gjergjit u drejtua nga mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Nikolla. Pas ceremonisë fetare besimtare dhe qytetarë festojnë Krishtlindjen familjarisht...