“Krimi ka zëvendësuar shtetin”/ Reagon ashpër Spahia: Shqipëria nuk u përket atyre që e shesin për thasë me para…

“Krimi ka zëvendësuar shtetin”/ Reagon ashpër Spahia: Shqipëria nuk u përket atyre që e shesin për thasë me para…

Deputeti Bardh Spahia ka paralajmëruar se Shqipëria po shfaq elementë të ngjashëm me modele ku krimi i organizuar ndikon drejtpërdrejt në institucionet shtetërore, duke sjellë situata të ngjashme në vende si Meksika. Në një reagim publik, ai thekson se kur strukturat kriminale arrijnë të ndikojnë vendimmarrjen, ligji nuk funksionon më në shërbim të qytetarëve, por në mbrojtje të interesave të tyre.Spahia bën thirrje për reagim qytetar dhe forcim të institucioneve, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në protestën e 28 shkurtit. Bardh Spahia: Në Meksikë, vrasja apo arrestimi i krerëve të karteleve sjell shpërthim trazirash, sepse krimi ka zëvendësuar shtetin. Kur shohim Shqipërinë e sotme, shohim të njëjtën strukturë kancerogjene, atë të shtetit në listpagesën e krimit.​Ashtu si në Jalisco apo Sinaloa, ku policia dhe ushtria...