Kreu i SPAK, Klodjan Braho ia nis punës, thërret nesër mbledhjen e parë me trupën e prokurorëve

Kreu i SPAK, Klodjan Braho ia nis punës, thërret nesër mbledhjen e parë me trupën e prokurorëve

Ditën e nesërme në orën 08:30, kryeprokurori i posaçëm i SPAK, Klodjan Braho ka thirrur mbledhjen e parë me trupën e prokurorëve. Siç bëhet me dije nga Anila Hoxha mbledhja është e para mbas prezantimit të kryeprokurorit i cili pritet të flasë me ekipin për prioritetet hetimore. Braho pason në këtë detyre Altin Dumanin, i cili kreu detyrën si kreu i SPAK për tre vite.