Kreu disa vjedhje me dhunë në Tiranë, kapet autorja 26-vjeçare
Pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës dhe pasurisë së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 identifikuan dhe arrestuan shtetasen me iniciale R. S., 26 vjeçe. Kjo e fundit ishte me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim. Gjatë hetimeve, dyshohet se kjo shtetase: -më datë 07.02.2026, ka vjedhur me dhunë në një subjekt; -më datë 20.02.2026, i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi; -më datë 03.01.2026, ka vjedhur në një subjekt. Vijon hetimi për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.
Burimi:
sot.com.al