Kreshma e Madhe e Pashkës, mesazhi i Fortlumturisë së Tij Joani për besimtarët

Kreshma e Madhe e Pashkës, mesazhi i Fortlumturisë së Tij Joani për besimtarët

Të krishterët orthodhoksë nisin me 23 shkurt Kreshmën e Madhe, periudhën 7-javore të agjërimit dhe reflektimit që paraprin Pashkën. Me këtë rast, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani, dha një mesazh të gjatë ku shkruajti jo vetëm për agjërimin, por për krizën e sotshme shpirtërore të njeriut . Ai tha se Kreshma është “një udhëtim”, ashtu si edhe vetë jeta. Problemi, theksoi ai, është se shumë njerëz e kanë humbur drejtimin. Sipas Kryepiskopit, njeriu modern ka humbur “veten”, që do të thotë ka humbur kuptimin e jetës. Ai shpjegoi se njerëzit sot kërkojnë lumturinë tek pasuria, pushteti, kënaqësitë apo suksesi, por asgjë nga këto nuk e mbush boshllëkun e brendshëm. Ai solli shembullin e djalit plangprishës nga Bibla, i cili “erdhi...