KPA konfirmon në detyrë prokurorin e Vlorës

KPA konfirmon në detyrë prokurorin e Vlorës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të rrëzojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të konfirmojë në detyrë prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj. “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 53/2024, datë 20.12.2024 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 805, datë 07.10.2024. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 805, datë 07.10.2024, të...