“Korrupsioni nuk është i keq”/ Noka ironizon Kryeministrin, pas videos virale në rrjet: Edi Rama, o meme afrikane

“Korrupsioni nuk është i keq”/ Noka ironizon Kryeministrin, pas videos virale në rrjet: Edi Rama, o meme afrikane

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, reagoi në një status publik pas shpërndarjes në rrjet nga një personazh viral nga Kenia të deklaratës së Edi Ramës se “antikorrupsioni është bërë një kurë më e dëmshme se vetë sëmundja e korrupsionit”. Noka thekson se qarkullimi i kësaj videoje jashtë vendit reflekton perceptimin negativ ndaj Shqipërisë dhe dëmton imazhin e saj ndërkombëtar. Reagimi i plotë: Edi Rama o meme afrikane Kjo është faqja në instagram e afrikanit nga Kenia, që u bë botërisht i famshëm në internet pasi tha se “korrupsioni nuk është i keq”. Ai ka postuar videon e kryeministrit të Shqipërisë që thotë se “antikorrupsioni është bërë një kurë më e dëmshme se vetë sëmundja e korrupsionit”. Për juve që ju janë errur sytë...