Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Korrupsioni në nivelet e larta politike”/ Kongresi i SHBA, projektligj për Ballkanin, krijimi i liderëve të rinj
Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar projektligjin e ri, të quajtur “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, me qëllim mbështetjen e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit. Dokumenti, i depozituar më 10 shtator 2025 në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë. Sipas raportit të Kongresit, korrupsioni, sidomos në nivelet e larta politike, mbetet pengesa kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit. Në seksionin 5 projektligji parashikon sanksione ndaj individëve dhe subjekteve që kërcënojnë stabilitetin dhe sundimin e ligjit, si dhe raporte të detyrueshme mbi ndikimet malinje të Rusisë dhe Kinës, përfshirë fushata dezinformimi dhe kërcënime kibernetike. Shqipëria përmendet si një nga vendet që përballet me sfida në prokurimet publike, institucionet...