Korridori VIII/ 26 organizata mjedisore letër qeverisë: Verifikoni ligjshmërinë e ndërhyrjeve në lumin Shkumbin
26 organizata mjedisore kombëtare dhe lokale, përmes një letre të hapur drejtuar qeverisë, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë lidhur me ndërhyrjet në shtratin dhe brigjet e lumit Shkumbin, në kuadër të punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale Elbasan-Librazhd-Bushtricë, pjesë e Korridorit VIII. Bazuar në vëzhgime në terren, dokumentim teknik dhe vizual si dhe raportime nga komunitetet lokale, organizatat kanë evidentuar ndryshime në morfologjinë e lumit, nxjerrje të materialeve inerte nga shtrati dhe brigjet, si dhe depozitime të materialeve të gërmimit në afërsi ose brenda trupit ujor. Sipas tyre, këto ndërhyrje mund të ndikojnë në cilësinë e ujit, biodiversitetin, stabilitetin e brigjeve dhe ekuilibrin natyror të ekosistemit lumor. Në letrën e hapur drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ministrit të Mjedisit, Z. Sofjan...
Burimi:
sot.com.al