Korreshi ngriti alarmin për bombolat e oksigjenit, reagon spitali i Lushnjës: Fikëset e zjarrit janë të instaluara
Pas alarmit të ngritur nga deputeti i PD, Saimir Korreshi për sigurinë e bombolave të oksigjenit në Spitalin Rajonal Lushnjë, Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë deklaratën e drejtuesve të spitalit ku sqarojnë se dokumentacioni i cituar nga deputeti, i referohet periudhës para 31 dhjetorit 2024, dhe nuk ka pasur ndonjë incident të regjistruar që të rrezikojë pacientët ose punonjësit. “Reparti i oksigjenit nuk ka një pozicion formal përgjegjësie në organikë; për nevoja organizative, është ngarkuar një punonjës teknik me arsim përkatës, sipas praktikave të institucionit. Fikëset e zjarrit janë të instaluara dhe funksionale, ndërsa bombolat e oksigjenit furnizohen nga operatori kontraktues, i cili mban përgjegjësi për gjendjen teknike të tyre. Ministria thekson se deri më sot nuk ka pasur avari teknike apo shpërthime. Gjithashtu, zhvendosja...
Burimi:
sot.com.al