Korporata ndryshon kriteret për Kullën 40 kate të Kadastrës, ul me 5% sipërfaqen e ndërtimit për shtetin
Korporata ndryshon kriteret për Kullën 40 kate të Kadastrës, ul me 5% sipërfaqen e ndërtimit për shtetinPas një serie dështimesh të njëpasnjëshme, plot pesë herë, thirrjet për zhvillimin e Kullës së Kadastres (Lift Tower) kanë hyrë në një fazë të re: për herë të parë, Korporata e Investimeve Shqiptare ka ndryshuar kriteret bazë të garës, duke ulur pjesën e saj takuese në sipërfaqen e ndërtimit nga 45% në 40%. Lëvizja vjen në përpjekje për ta bërë projektin më “tërheqës” për privatët, pas disa rihapjeve pa sukses.Ekofin.al raportoi të hënën për rihapjen për herë të gjashtë të thirrjes për kullën 40-katëshe që parashikohet të ndërtohet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Por një analizë e hollësishme e dokumenteve të konkurrimit tregon se...
Burimi:
sot.com.al