Kontrabandonin veshje luksi nga Turqia dhe Kina e i shisnin pa faturë tatimore, në pranga 3 persona
Tre persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë vënë nën hetim në Tiranë të akuzuar për kontrabandë të veshjeve të luksit nga Kina dhe Turqia, e më pas shitjen në kryeqytet duke iu shmangur detyrimeve tatimore. Në pranga kanë rënë Sofokli Bushi, Bilbil Llangozi dhe Ali Bushati. Këta persona u arrestuan në flagrancë nga policia teksa po transportonin me 2 automjete, 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. “Policia e Shtetit Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, operacioni i koduar “Brand 3”. Identifikohen 7 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kontrabandonin veshje nga Kina dhe nga Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe i shitnin duke shmangur detyrimet tatimore. Vihen në pranga...
Burimi:
sot.com.al