Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, vihet në pranga 47-vjeçari në Korçë
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Korçë për kontrabandë medikamentesh nga Greqia. Në pranga është vënë shtetasi I.Ç.. Ai u ndalua pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij ku u gjetën sasia e ilaçeve pa dokumentacionin përkatës. Medikamentet, automjeti i 47-vjeçarit dhe një celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. “Gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me shërbimet doganore, në vijën e dytë të automjetit me drejtues shtetasin I. Ç., 47 vjeç, banues në Greqi, i gjetën një sasi me medikamente mjekësore, pa dokumentacionin përkatës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia me medikamente, automjeti dhe një aparat celular. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të DVKM Korçë arrestuan në flagrance 47-vjeçarin për veprën...
Burimi:
sot.com.al