Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë, koha për reformim që drejtësia t’i shërbejë qytetarëve (VIDEO)

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë, koha për reformim që drejtësia t’i shërbejë qytetarëve (VIDEO)

Një nga kontribuesit e reformës në drejtësi, Dr. Klodian Rado tha në programin Ilva Tare Talks, se paraburgimi në Shqipëri është kthyer nga përjashtim në normë, në kundërshtim me standardet evropiane dhe parimin e proporcionalitetit. “Në vendet e Bashkimit Evropian kjo shifër zakonisht nuk i kalon 10%, ndërsa në modele funksionale synohet 2–3%. Arresti me burg nuk është mjeti i parë, është mjeti i fundit dhe duhet përdorur vetëm kur nuk ka alternativë tjetër,” nënvizoi Rado. Sipas tij, përdorimi i shpeshtë i paraburgimit lidhet edhe me frikën institucionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga perceptimi publik por edhe me kulturën e shqiptarëve që duan ndëshkim. “Shqiptarët e shohin burgun si domosdoshmëri dhe për çdo vepër penale që dëgjojnë, thonë në burg të shkojnë. Prokurori kërkon arrest...