Konflikt me armë mes dy të rinjve në Grudë të Re, policia i shpall të dy në kërkim, gjen edhe një pushkë…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit E. K., 32 vjeç, dhe A. M., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur kryqëzimi i Vinotekës, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi E.K, ka përdorur edhe armë zjarri pa shkaktuar pasoja. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. K. është gjetur një pushkë pneumatike sportive, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e tyre. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin...
Burimi:
sarandanews.com