Konferenca ndërkombëtare në Tiranë për gratë në fokusin e industrisë filmike
Konferenca ndërkombëtare “Thyerja e Kornizës – Gratë e Ballkanit ri-imagjinojnë kinemanë” ka mbledhur në kryeqytet përfaqësues të rëndësishëm të industrisë audiovizuale nga rajoni dhe Evropa, në një përpjekje për të diskutuar sfidat reale të grave në këtë sektor dhe për të lidhur debatin me reformat që po përgatiten për kinematografinë shqiptare. Aktiviteti organizohet nga Albanian Ëomen in Audiovisual me mbështetjen e Ambasada e Francës në Shqipëri dhe në partneritet me KUB Tirana, duke synuar ta kthejë çështjen e barazisë gjinore nga një diskutim teorik në politika konkrete zhvillimi. Ambasadorja franceze Catherine Suard theksoi se barazia gjinore nuk duhet parë si kuotë, por si standard cilësie për industrinë krijuese. “Po i kushtojmë rëndësi të veçantë meritokracisë, në mënyrë që gratë të mos jenë thjesht një numër,...
Burimi:
opinion.al