Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

Prokuroria e Posacme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditëve të fundit, sa I takon një veprimtarie të paligjshme në fushën e Call Center-ave që kishte në focus mashtrimin e shtetasve italianë përmes kriptovalutave. Sipas njoftimit aksioni është iniciuar nga në investigim i emisionit “Le iene”, ndërkohë që gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet...