Kompensimi i banesave për projektin ‘TID’ në Durrës, larg vlerës reale/ Çmimet e tregut imobiliar disa herë më të larta
Një vendim i qeverisë, korrikun e vitit të kaluar, përcaktonte mbi 3 milionë e 250 mijë euro, për të dëmshpërblyer 74 pronarë të banesave që do të prishen nga zbatimi i projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID”. Vendimi shoqërohej me një tabelë të detajuar për vlerat që i takonin çdo familjeje. E gjithë sipërfaqja ndahet në dy zona kadastrale. Në njërën, çmimi për metër katror është afro 180 euro për truallin dhe pak më shumë se 730 euro për banesat. Ndërsa në tjetrën, çmimi për metër katror, është 192 euro për truallin dhe mbi 830 euro për banesat. Në total, 22 pronarë përfitojnë dëmshpërblim për truallin dhe banesën. Vlera e dëmshpërblimit është mbështetur në çmimet shtetërore të referencës, disa herë më të...
Burimi:
sot.com.al