Kombëtarja e vajzave të Armir Grimës nis me fitore kualifikueset e Botërorit, mund me përmbysje Malin e Zi

Kombëtarja e vajzave të Armir Grimës nis me fitore kualifikueset e Botërorit, mund me përmbysje Malin e Zi

Shqipëria e vajzave e nisi në mënyrën më të mirë fushatën kualifikuese të Botërorit 2027, duke triumfuar në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Malit të Zi dhe duke siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në Grupin 1. Të dy golat për Kombëtaren e drejtuar nga Armir Grima u realizuan nga kapitenia Megi Doçi, në një ndeshje që prodhoi jo vetëm tre gola, por edhe emocione të shumta përgjatë 90 minutave.Trajneri Grima i besoi formacionin titullar këtyre lojtareve: Antigoni Hyska (GK), Klea Hamonikaj, Arbiona Bajraktari, Alma Hilaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Mikaela Metalla, Fortesa Berisha, Ilarja Zarka, Qëndresa Krasniqi dhe kapitenia Megi Doçi.10 minutat e para ishin të kontrolluara dhe të barabarta nga të dyja ekipet. Mali i Zi krijoi një rast të rrezikshëm, por topi...