Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbyll pa vendim përfundimtar vetingun për ish gjyqtaren, Mimoza Margjeka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të enjten të pranojë kërkesën e drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për përmbylljen e procesit të vetingut ndaj ish-gjyqtares Mimoza Margjeka pa një vendim përfundimtar. Sipas KPA-së, Margjeka nuk e gëzon më statusin e magjistrates, pasi është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë si pasojë e një vendimi penal të formës së prerë për korrupsion. Në këto kushte, sipas Kolegjit, procesi i vetingut ka humbur qëllimin dhe objektin e tij, dhe e vetmja rrugë procedurale është mbyllja pa një vendim mbi themelin e çështjes. Margjeka u shkarkua fillimisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 26 shkurt 2024. Paralelisht, ndaj saj kishte nisur edhe procedim disiplinor në Këshilli i Lartë Gjyqësor, me kërkesë të...
Burimi:
sot.com.al