Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri Afrim Qëndro: Ngremë në nivel tjetër punën në IKMT
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro, i cili së fundmi ka mbajtur detyrën e prefektit të qarkut Tiranë, duke zëvendësuar në këtë funksion Dallëndyshe Bicin. Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu u shpreh se “Qëndro do të marrë detyrën e drejtuesit të Inspektoratit të Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit, një detyrë e cila në vetvete mbart sfida por gjithashtu dhe një përgjegjësi të madhe sa i përket zbatimit të ligjshmërisë dhe mbrojtjes së territorit. Afrimi vjen nga një eksperiencë e jashtëzakonshme në institucionet publike dhe ka treguar se me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij di të krijojë ekip, skuadër, por edhe di të kërkojë detyrat të respektohen e zbatohen...
Burimi:
sot.com.al