Koçiu në Zejmen: Në monitorim zonat përreth lumenjve Drin dhe Mat

Koçiu në Zejmen: Në monitorim zonat përreth lumenjve Drin dhe Mat

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, ndoqi sot nga afër situatën e krijuar në njësinë administrative Zejmen, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në të gjithë territorin e vendit. Sipërfaqe tokash bujqësore janë përmbytur në disa njësi administrative në Lezhë. Në Njësinë Zejmen ka prani uji në toka bujqësore në Spiten dhe Tresh. Për shkak të reshjeve të shumta dhe shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, situata në territor u rëndua, ndërkohë Koçiu bëri të ditur se të gjitha strukturat janë në gatishmëri dhe koordinim të plotë për menaxhimin e situatës. Sipas saj, po mbahet në monitorim të vazhdueshëm zona përreth lumenjve Drin dhe Mat. Koçiu nënvizoi se gjatë orëve në vijim pritet intensifikim i reshjeve, dhe u bëri thirrje qytetarëve...