KLSh/ Nafta që ‘vret’: Patos-Marinza shpërthen në sëmundje malinje
KLSh konstaton ndotje në nivele të larta në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinëz dhe sëmundje të shtuara malinje, kardiovaskulare dhe respiratore. Rrëfimi i banorëve: “Frikë për fëmijët”.Të gjithë të lidhur me naftën për punësim, por edhe me sëmundje. Ndanë pragut të shtëpisë, pusi ‘i zi’ nr. 1754-P, tanimë i izoluar me kapak betoni, është shenja që nuk hiqet lehtë për 71-vjeçaren dhe fëmijët e saj, të mëdhenj e të vegjël. “Këtu janë thuajse të gjithë me karbon në gjak. Ne bejmë check up (analiza) dhe na del gjaku i dyshimtë. Nuk dimë si të veprojmë se moshat tona ikën, po kemi hallin e fëmijëve, brezat tanë, fëmijët e kopshteve, të shkollave, çfarë ajri do marrin ata këtu?” – ngre shqetësimin nëna 71-vjeçare. “Këtu janë thuajse të gjithë...
Burimi:
sot.com.al