KLP mori në mbrojtje prokuroren, Gjykata Administrative rrëzon vendimin, i jep të drejtë ILD-së për masën disiplinore

KLP mori në mbrojtje prokuroren, Gjykata Administrative rrëzon vendimin, i jep të drejtë ILD-së për masën disiplinore

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhet të rimarrë në shqyrtim një kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për procedimin disiplinor të prokurores së Korçës Anjeza Kalanxhi. Gjykata Administrative ka rrëzuar të martën, vendimin e KLP-së e cila kishte refuzuar që prokurores t’i jepej masa e “vërejtjes publike”, ndonëse ajo, për të kundërshtuar një vendim të Apelit të juridiksionit të Përgjithshëm, nuk kishte pritur ecurinë ligjore të rastit për ankimim nga ana e kolegëve të saj në Gjykatën e Lartë, por i ishte drejtuar me një letër, duke i bashkangjitur dhe aktet hetimore, disa institucioneve të Drejtësisë, madje dhe ambasadës amerikane. “Kemi raste ku prokurorët e shkallës së parë ankohen për vendime të Apelit. Kemi arritur në një pikë, ku prokurorët vendosin në...