Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm
Klodian Braho ka nisur sot zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Braho është i treti prokuror në krye të SPAK ndërsa në fjalën e tij përshëndeti dy parardhësit, Arben Krajën dhe Altin Dumanin. “Marrja e detyrës është një angazhim për të respektuar Kushtetutën, për të mbojtur pavarësinë e SPAK dhe pë të forcuar besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së ndërkombëtarëve, SPAK po përforcohet. Falënderoj paraardhësin në detyrë zotin Kraja për vendosjen e gurëve të parë në institucion për të marrë formën që ka sot si dhe Dumain për guximin dhe integritetin duke përforcuar figurën e SPAK. Fokusi im do të mbetet forcimin i funksionimit të brendshëm. Instucioni do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të qartë me median dhe pubikun brenda kornizave...