KLGJ shqetësim për rritjen e presionit ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit

KLGJ shqetësim për rritjen e presionit ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit

KLGJ shqetësim për rritjen e presionit ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësoritKëshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar lidhur me qëndrimet dhe deklaratat e fundit publike, duke shprehur shqetësim për një rritje të ndjeshme të presionit ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, si dhe për deklaratat që ndikojnë në informimin e opinionit publik, të cilat thekson KLGJ cenojnë të drejtat njerëzore të gjyqtarëve, por rrezikojnë seriozisht edhe kryerjen e funksioneve të tyre ligjore.“Këshilli i Lartë Gjyqësor mirëkupton qëndrimet dhe opinionet kritike të shprehura nga funksionarë publikë apo subjekte private, e në veçanti nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, të cilat kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe efektivitetit të sistemit gjyqësor. Por kohët e fundit, me shqetësim konstatohet një “trysni” ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, e cila ka një tendencë rritëse,...