“Kjo qeveri ka humbur çdo lloj norme morale dhe etike”, Flamur Noka: Ata e kanë shijuar aq shumë pushtetin…

“Kjo qeveri ka humbur çdo lloj norme morale dhe etike”, Flamur Noka: Ata e kanë shijuar aq shumë pushtetin…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në një studio televizive ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me çështjen Balluku. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur deputetja është pezulluar nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre, ndërsa SPAK vijon procedurat për kërkesën e arrestimit të saj në Kuvend. Sipas Nokës, situata aktuale është dëshmi e një degradimi të thellë moral dhe etik brenda qeverisë, ku, sipas tij, ka humbur çdo ndjenjë përgjegjësie politike. “Në këtë qeveri ka humbur çdo lloj norme morale dhe etike dhe ajo është zhveshur nga çdo marrje përgjegjësie. Nuk ndodh në një qeverisje demokratike që drejtuesit të jenë kaq të shkëputur nga normat morale,” u shpreh Noka. Ai theksoi se në vendet demokratike të Europës,...