“Kjo është braktisje”/ Banorët e përmbytur, Hoti: Papërgjegjshmëria po shkatërron qytetarët, asnjë ndihmë

“Kjo është braktisje”/ Banorët e përmbytur, Hoti: Papërgjegjshmëria po shkatërron qytetarët, asnjë ndihmë

Deputetja e Partisë Demokratike në Kurbin, Elda Hoti ka denoncuar mungesën e pranisë së shtetit dhe ndihmës ndaj banorëve që janë përmbytur. Sipas saj, në zonën e Fushë-Kuqes, uji u ka marrë gjithçka banorëve, ndërsa denoncon edhe braktisjen e dhjetëra bizneseve në zonën e Patokut, që kanë pësuar dëme të mëdha. Reagimi i deputetes së PD, Elda Hoti: Banorët e Fushë-Kuqes janë lënë në harresë. Uji ka marrë gjithçka. Shtëpi të shkatërruara, toka të përmbytura, familje të braktisura nga institucionet. Kjo nuk është thjesht përmbytje, kjo është braktisje. Papërgjegjshmëria që po shkatërron qytetarët! Situata në Patok është alarmante. Biznese të dëmtuara rëndë, familje në vështirësi dhe asnjë ndihmë nga shteti.