Kishte siguruar kushtet për të vrarë dy vëllezërit Bami, ekstradohet nga Zvicra Jozi Kraja
Jozi Kraja, 37 vjeç, i akuzuar nga GJKKO-ja si pjesëtar i një grupi kriminal, është ekstraduar ditën e sotme nga Zvicra. Ai dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve Durim dhe Valter Bami. “Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Bern, u finalizua procedura për ekstradimin nga Zvicra në Shqipëri, të shtetasit: -J. K., 37 vjeç, lindur në Shkodër. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i...
Burimi:
ntv.al