Kishte punësuar në mënyrë të paligjshme tetë shtetas turq, procedohet një grua në Tiranë
Këtë të martë është proceduar penalisht një grua e huaj, pasi kishte punësuar në mënyrë të paligjshme 8 shtetas turq. Mësohet se është proceduar penalisht shtetasja S. Y., pasi dyshohet se kishte punësuar në mënyrë të paligjshme 8 shtetas turq të cilët nëpërmjet thirrjeve telefonike, u jepnin shërbime klientëve në një apartament të përshtatur për këtë aktivitet. Njoftim i Policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen e huaj, S. Y., pasi dyshohet se kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, 8 shtetas turq, për të ofruar nëpërmjet thirrjeve telefonike, shërbim ndaj klientëve, në një apartament të përshtatur për këtë aktivitet”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
sot.com.al