Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit dy anëtarët për këshillin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Dy emrat janë ish-ministri i financave Ervin Mete dhe Jonida Prifti. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dy anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon: – Znj. Jonida Prifti; – Z. Ervin Mete. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në njoftimin zyrtar.
Burimi:
opinion.al