Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton 1500 kredi të buta për 2026, ja kriteret e aplikimit
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot 1,500 kuota të reja për programin e kredisë së butë, në mbështetje të familjeve që synojnë të sigurojnë një banesë në kryeqytet. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së radhës, ku u theksua rritja e numrit të aplikimeve për këtë skemë sociale. Në fjalën e saj, kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, bëri të ditur se interesi në rritje për programin e subvencionimit të interesave të kredisë ka çuar në planifikimin e kuotave të reja, të cilat do të mbulohen nga fondet e vetë bashkisë në kuadër të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028. Sipas saj, gjatë thirrjes për aplikime për vitin 2025 u shpallën fitues 1,231 individë dhe familje, të mbështetur nga buxheti i shtetit. Ndërsa 1,500...
Burimi:
ntv.al