Kërkuan rritje page, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve

Kërkuan rritje page, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese u mblodh sot për padinë e gjyqtarëve, të cilët kërkuan rritjen e pagave, gjë u kundërshtua nga qeveria. Në vendimin e saj, Kushtetuesja tha se magjistratëve u është ulur rroga me referencën aktuale, por nuk i takon Gjykatës Kushtetuese të caktojë pagën, por ligjvënësve. NJOFTIM VENDIMMARRJEJE Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot në datën 17.02.2026, mori në shqyrtim çështjen me kërkues Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e neneve 1 dhe 2, pika 2, të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Gjykata, bazuar në natyrën dhe thelbin e pretendimeve të parashtruara në kërkesë, vlerësoi t’i trajtojë ato në këndvështrim...