Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për sigurimin e padisë së aktores Anila Bisha
Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë së aktores Anila Bisha. Në padinë e bërë nga aktorja Anila Basha në Gjykatën Administrative nda AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, kërkohej ‘pezullimi’ i ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella. Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Armand Shkurta, i cili edhe u shpreh për kërkesën për sigurimin e padisë, duke e rrëzuar atë. Kujtojmë se aktorja kërkonte gjithashtu dëmshpërblim prej 1 milionë euro për prishje imazhi. Kjo pasi aktorja e Teatrit Kombëtar, pretendon se imazhi dhe zëri i saj janë përshtatur për avatarin qeveritar ‘Diellën’. Ajo depozitoi kërkesën në Gjykatën Administrative ku si palë janë Këshilli i Ministrave, Kompania Apel shpk, AKSHI dhe kryeministri Edi Rama. Deri në përfundimin e procesit gjyqësor, ajo kërkon...
Burimi:
sot.com.al