Kërcënuan punonjësit me pistoletë lodër/ Zbardhen dy vjedhje Kukës dhe Lezhë, shpallen në kërkim dy të rinjtë

Kërcënuan punonjësit me pistoletë lodër/ Zbardhen dy vjedhje Kukës dhe Lezhë, shpallen në kërkim dy të rinjtë

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Policinë e Kukësit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”, duke zbardhur dy raste vjedhjeje të ndodhura në karburante në territorin e Kukësit dhe Lezhës. Si rezultat i hetimeve intensive, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vjedhjeve, konkretisht E. N., alias E. Ll., 30 vjeç, dhe A. L., 23 vjeç, të dy banues në Mamurras. Sipas Policisë, ata dyshohet se kanë vjedhur shuma parash, përkatësisht xhiron ditore, si edhe një sasi nafte, duke kërcënuar punonjësit e karburanteve me një pistoletë lodër. Ngjarjet kanë ndodhur rreth orës 21:15 të datës 21 janar 2026 dhe rreth orës 00:30 të datës 22 janar 2026, në autostradën “Milot–Morinë” dhe në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”. Gjatë kontrollit të...