Kërcënoi me sopatë në dorë gruan dhe djalin, 61- vjeçari nga Puka prodecohet dhe dërgohet tek psikiatri

Kërcënoi me sopatë në dorë gruan dhe djalin, 61- vjeçari nga Puka prodecohet dhe dërgohet tek psikiatri

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Koderbojë, pasi kanë bërë kallëzim bashkëshortja dhe djali i tij se 61-vjeçari i ka kanosur me jetë me anë të një sëpate dhe më pas ka shkatërruar pajisjet elektroshtëpiake dhe orenditë në banesën e tyre.Shtetasi T. Gj. u shoqërua në Spitalin Rajonal Shkodër për t’u trajtuar nga mjeku neuropsikiatër, pasi është i pajisur edhe me epikrizë për probleme të shëndetit mendor dhe nga diabeti. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu...