Kërcënimet e Vuçiç për aleancën Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Nufi: S’ka vend për panik
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave u pyet lidhur me kërcënimet e presidentit Aleksandër Vuçiç dhe përgatitjet e Serbisë për sulm pas kërcënimeve të pretenduara që vijnë nga bashkëpunimi ushtarak 3 palësh Shqipëri-Kroaci-Kosovë. Ministri Nufi thotë se nuk ka vend për panik duke theksuar se Shqipëria është e sigurtë dhe në koordinim të plotë me NATO-n. “Serbia i mitigon të gjitha rreziqet që i pretendon si të sajat, në përputhje me dokumentet e veta strategjike. Shqipëria politikat e strategjisë i ka në përputhje me aleancën ku bën pjesë, aleancën ushtarake të NATO-s, më e forta në botë. E gjithë doktrina dhe përgatitja është në përputhje me NATO-n dhe siguria e qytetarëve shqiptarë, por edhe e Kosovës, për sa...
Burimi:
opinion.al