Këlcyrë, vajza denoncon në polici zhdukjen e babait të moshuar

Këlcyrë, vajza denoncon në polici zhdukjen e babait të moshuar

POLICIA E SHTETEIT Më datë 21.02.2026, në Stacionin e Policisë Këlcyrë, është paraqitur shtetasja E. M., e cila ka kallëzuar se një ditë më parë, më 20.02.2026, ka humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin H. K., 84 vjeç. Sipas njoftimit, prej momentit të humbjes së kontakteve nuk dihet vendndodhja e të moshuarit, ndërsa strukturat e policisë kanë nisur punën për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Policia apelon për bashkëpunimin e qytetarëve dhe kërkon që çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e 84-vjeçarit të njoftohet menjëherë pranë strukturave më të afërta të Policisë.