Katër vite luftë, Spiropali:Shqipëria mbështetje të palëkundur për popullin ukrainas
Në katër vjetorin e luftës së Rusisë në Ukrainë, ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali thotë se Shqipëria qëndron në solidaritet me kombin ukrainas. Përmes në postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë foto nga takimi i saj i fundit me presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev, Spiropali u shpreh se guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Ndër të tjera, Spiropali thotë se Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. “Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij. Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria...
Burimi:
opinion.al