Katër ditë pa ujë në Vlorë, qytetarët mbushin ujë në det

Katër ditë pa ujë në Vlorë, qytetarët mbushin ujë në det

Prej katër ditësh, qyteti i Vlorës përballet me një ndërprerje të madhe të furnizimit me ujë për shkak të një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit. Mijëra familje janë pa ujë dhe situata ka detyruar banorët të përdorin metoda të improvizuara për të siguruar ujin e nevojshëm. Që në orët e para të mëngjesit, rreth 10 qytetarë janë parë duke mbushur bidona direkt nga deti, ndërsa të tjerë përdorin burimet e qytetit me mjete primitive. Shërbimet kritike, përfshirë spitalin dhe institucionet e rëndësisë së veçantë, furnizohen përmes boteve të zjarrfikësve, të cilat mbushen nga burimi i njohur “Uji i Ftohtë”. Situata ka nxitur tensione edhe në planin social: qytetarët protestuan këtë të diel duke ndërhyrë në një mbrëmje gala të organizuar nga Bashkia e Vlorës....