Karburanti arrin në 220 lekë/Dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, asnjë qytetar përballë Kryeministrisë
Pasditen e kësaj të hëne ishte paralajmëruar një protestë për të ngritur zërin kundër rritjes së çmimit të naftës në vend. Megjithatë, rreth një orë pas orarit zyrtar të parashikuar për nisjen e saj, përpara ambienteve të Kryeministrisë nuk vihet re pjesëmarrje e gjerë qytetare. Në vendin ku dhe ishte njoftuar për tu mbajtur protesta, para ambienteve të Kryeministrisë, shihen vetëm disa qytetarë, kryesisht aktivistët e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, si dhe automjetet e transmetimit të mediave dhe efektivët e policisë, të cilë janë në krye të detyrës për të ndjekur zhvillimet. Kjo protestë vjen në një kohë kur gjatë ditëve të fundit çmimi i naftës në vendin tonë ka arritur deri në 220 lekë për litër, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët. Rritja e...
Burimi:
sot.com.al