Kapet hajduti i makinave/ Zbardhen 4 vjedhje automjetesh, si ra në pranga 42-vjeçari
Një 42-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se është autor në 4 raste vjedhjesh makina. Në kuadër të operacionit të koduar “Four”, policia vuri në pranga shtetasin me iniciale L. Sh., i dënuar më parë për vjedhje. Nga veprimet hetimore, këqyrja e pamjeve filmike dhe informacionet e marra në rrugë operative, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes në 4 automjete, ngjarje të ndodhura më datë 31.01.2026, në qytetin e Korçës. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një kasetofon, një pasaportë, një palë çelësa, një telefon i markës iPhone 13 Pro Max, një sasi lekësh dhe sende të tjera. Ndërkohë vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Njoftimi: Vijon...
Burimi:
sot.com.al