Kamioni përmbyset në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet korsia
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në autostradën Durrës-Tiranë pranë fshatit Marikaj. Një kamion është përmbysur në rrugë, ndërsa nuk dihet se ka të lënduar. Për shkak të aksidentit, është bllokuar korsia, duke shkaktuar trafik të rënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa po punohet për lirimin e rrugës.
Burimi:
opinion.al