Kaloi në mënyrë të paligjshme kufirin me Malin e Zi, procedohet penalisht i riu nga Malësia e Madhe
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasin K. I., 23 vjeç, banues në fshatin Alijaj, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi ka kaluar në mënyrë të paligjshme, në territorin e Malit të Zi.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-D. H., 33 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi në ambientet e firmës ku ky shtetas është drejtues teknik, është dëmtuar lehtë, në dorë, gjatë punës, punonjës i firmës, shtetasi Sh. B., 45 vjeç;-një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale....
Burimi:
sarandanews.com