Kakavijë, 300 kamionë hynë në Shqipëri, orë të gjata pritje  në kufi

Kakavijë, 300 kamionë hynë në Shqipëri, orë të gjata pritje në kufi

Në Kakavije vazhdon fluksi i rënduar i lëvizjes së kamionëve të transportit ndërsa vetëm në fundjavë rreth 300 trajlera hynë në tokën shqiptare nëpërmjet kësaj dogane. Bllokimi i lëvizjes së kamionëve të transportit nëpërmjet doganës së Kapshticës, si shkak i dëmtimit të rrugës në Librazhd ka sjellë fluks  të tyre në Kakavije. Megjithëse dogana ka shtuar personelin sërish kamionëve ju është dashur të presin për orë të tëra në radhë për të kryer procedurat e zhdoganimit në kufi. “Për shkak të rrugës është shtuar fluksi në Kakavije kryesisht i kamionëve për arsye sepse po punohet vetëm me një pikë doganore tani. Janë këto orët e gjata që ngelim këtu në Kakavije, mbrëmë nuk kaluam dot, sepse edhe pala greke e mbylli doganën sipas orarit që...