Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Miratohet vendimi për zhvendosjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës. Prej Vlorës largohet një tjetër institucion, ai i menaxhimit të pronave, i cili do të jetë në Tiranë. Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.