Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK
Klodian Braho ka marrë zyrtarisht detyrën si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Në ceremoninë e marrjes së detyrës, ai mbajti edhe një fjalë të shkurtër për mediat. Braho theksoi se misioni i tij do të jetë garantimi i zbatimit të ligjit dhe pavarësia e prokurorëve të posaçëm. “Së pari shpreh falenderimin tim për KLP pë besimin. Marrja e detyrës më shumë se moment simbolik është angazhim për të respektuar kushtetutën e ligjit, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK dhe forcuar më tej besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, SPAK po forcohet si strukturë solide e ndjekjes penale. Dëshiroj të vlerësoj parardhësit e mi, zotin Kraja dhe zotin Dumani. Në ushtrimin e kësaj detyre, fokusi im do të mbetet forcimi...